Një 23-vjeçar është arrestuar në Tiranë pas gjetjes së 1.54 kg kanabis, të trafikuar nga Kanadaja.
Policia ka organizuar një operacion bazuar në informacionet operative për një person që dyshohej për posedim lënde narkotike. D.C., banues në Dibër, u kap gjatë kontrollit fizik në rrugën “5 Maji”, ku gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën 1 kilogram e 54 gramë kanabis në formë xhelatine, me vlerë rreth 10,000 euro.
Hetimet janë në vazhdim për të zbardhur plotësisht veprimtarinë kriminale dhe për të identifikuar persona të tjerë të mundshëm të përfshirë. Materialet janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
/5pyetjet.al









