Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, kërkoi që mbledhja e Këshillit të Mandateve për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut të zhvillohet të martën, më 23 dhjetor, në orën 11:00.
Ai theksoi se opozita ka dhënë kohë për procedurat e betimit të kreut të ri të SPAK, Klodian Braho, dhe kërkoi që Kuvendi të njoftojë të pandehurën Balluku dhe përfaqësues të SPAK.
“Të hënën është ceremonia e marrjes së detyrës së kreut të ri të SPAK, i kemi dhënë hapësirën për të kryer procedurën. E kemi kërkuar të martën në orën 11:00.
Njoftimi nga kryetari i Kuvendit i SPAK dhe të pandehurës Balluku për mbledhjen dhe të drejtën e tyre për të prezantuar kërkesën SPAK, ndërsa Balluku për tu mbrojtur.
Kurse Rama ka vendosur të marrë kohë të pacaktuar”, deklaroi Bardhi.









