Pesë anëtarët e opozitës në Këshillin e Mandateve, në një konferencë për shtyp Bardhi ka shprehur shqetësimin për vonesat dhe procedurat e ngadalësuara që lidhen me çështjen e Belinda Ballukut.
Ai theksoi se, ndërsa avokati ka kërkuar 3 javë kohë për shqyrtimin e dosjes, tani kërkohen 4 javë, një periudhë që i krijon hapësirë për vonesa të mëtejshme.
‘Ne nuk kërkojmë kohë për shpjegim, por kemi shqetësimin se si do të shqyrtohet çështja e Belinda Ballukut. Avokati kërkoi 3 javë kohë, ndërsa tani kërkojnë 4 javë. Ky është frikësimi i Edi Ramës nga ajo që di Balluku, dhe gjithçka ka qenë nën kontrollin e tij. Dje u mor dosja e plotë nga prokuroria dhe pati 5 tentativa për të marrë provat në mbledhjen e mazhorancës. Unë i admiroj 3 juristët që qëndruan stoik në detyrë. I bëj thirrje Ballukut të heqë dorë, dhe kërkoj nga Kryetari i Kuvendit që të zbatojë ligjin, të zbatojë rregulloren dhe të thërrasë seancën të hënën për të dëgjuar Ballukun dhe për masën e sigurisë që do të merret ndaj saj.'”









