Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, dhe Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, zhvilluan sot një tryezë konsultative me përfaqësues të biznesit dhe aktorë të tjerë ekonomikë.
Qëllimi i takimit ishte diskutimi i draftit të Kodit të Ri Penal, me fokus në ato dispozita që prekin drejtpërdrejt ambientin e biznesit, si konkurrenca, marrëdhëniet e punës dhe mbrojtja e pronësisë intelektuale.
“Konsultimet me sektorin e biznesit janë thelbësore për të krijuar një kuadër ligjor të qartë dhe të zbatueshëm, që do të ndihmojë në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik. Kodi i ri Penal përfshin dispozita që lidhen me tatimet, doganat, konkurrencën, marrëdhëniet e punës dhe parandalimin e pastrimit të parave. Qëllimi ynë është të krijojmë një ligj që të jetë i drejtpërdrejtë dhe të ofrojë transparencë, duke lënë sa më pak hapësirë për interpretim dhe duke siguruar drejtësi për të gjithë. Kjo është një mundësi për të ndihmuar të gjithë aktorët ekonomikë, duke garantuar një mjedis më të sigurt dhe të balancuar për bizneset.”









