-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ishulli ku banorët jetojnë pa orë

Kryesoret

Kalimi i kohës dhe stresi i afateve janë një barrë për pothuajse të gjithë në planetin tonë, me përjashtim të… 350 njerëzve në Norvegji.

Këta janë banorët e Sommarøy, të cilët, që nga viti 2019, kanë vendosur të heqin orët dhe ta bëjnë ishullin e tyre të vogël zonën e parë pa kohë në botë.

Ky është i vetmi vend ku koha nuk ekziston. Ideja u lindi banorëve nga 69 ditët me diell të vazhdueshëm (i ashtuquajturi dielli i mesnatës) pasi nga 18 maji deri më 26 korrik dielli nuk perëndon!

“Nëse doni ta lyeni shtëpinë tuaj në orën 2 të mëngjesit, s’ka problem. Nëse duam të bëjmë një banjë në orën 4 të mëngjesit, do ta bëjmë”, shkruan nismëtarët e fushatës në vitin 2019, me banorët e ishullit që thanë “po, një kafe me miqtë në plazh në orën 2 të mëngjesit është normale”.

Ky ndryshim po përvetësohet edhe nga vizitorët e Sommarøy, me disa që braktisin orët e tyre dhe i varin në një urë që të çon në ishull.

Dhe kur bie Nata Arktike, kur dielli mezi shfaqet për javë të tëra, banorët e ishullit norvegjez përdorin dritën nga llambat dhe zjarret.

Megjithatë, “fortesa” e fundit për kohën është shkolla, e cila ende funksionon me orar pune.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit