Kreu i PD-së Sali Berisha mbajti foltoren e radhës këtë të shtunë me demokratët e Kurbinit, teksa në fjalën e tij nuk la pa përmenduar zv.kryeministren Belinda Balluku.
Fjala e Berishës
Dy jahte Belinda Balluku, ish-babysiter, mezi siguronte kafshatën e gojës në Athinë, kthehet punonjëse në bashki dhe tani me dy jahte me paratë tuaja. Jemi në një kohë kritike. Por na ka gjetur më të gatshëm se kurrë t’ju japin atë që meritojnë.
Nëse do ishte dënim me vdekje të paktën do merrte dy dënime me vdekje. Nga ato që u ka bërë qytetarëve. Ky përsëri bllokon heqjen e imunitetit. Mbajtën dje 5 orë mbledhje dhe në fund urdhëroi kryetarin mbyll mbledhjen pa njoftim për mbledhjen tjetër. A mund të pranojmë më? A mund të bëjmë ne atë që bënë afrikanët ndaj figurave të tilla. Ne përmbysëm një diktaturë, dhe do përmbysim edhe këtë në mënyrën më të fuqishme më të vendosur dhe më shpejt.









