E diela ka dhuruar ndeshje të forta dhe me gola në kampionatet elitare në Europë. Në Angli Manchester United humbi përballë Aston Vilës me rezultatin 2-1. Në Gjermani pas barazimit me Mainzin, Bayerni i Mynihut rikthehet te fitorja.
Skuadra kampione e Gjermanisë mposhti në transfertë Heidenheimin me rezultatin e thellë 4-0 duke kthyer diferencën prej 9 pikësh me Borussia Dortmund dhe në të njëjtën kohë vazhdon të ruajë pathyeshmërinë në Bundesligë.









