Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme 21 dhjetor në aksin Levan–Tepelenë, në fshatin Poçem, ku një kamion i ngarkuar me portokall dhe mandarina është përfshirë në një ngjarje aksidentale.
Sipas informacioneve paraprake, mjeti tip Volvo, me targa AA 859 SJ, ka dalë nga rruga për shkaqe ende të paqarta.
Si pasojë e aksidentit, ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit, O. Rr., i cili është transportuar me ambulancë drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Burime nga spitali bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.









