-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Po vinin për festat! Makina copë- copë, vdes çifti shqiptar

Kryesoret

Një aksident trafiku, në të cilin humbën jetën dy persona dhe një tjetër u plagos, ka ndodhur në autostradën Beograd–Nish, pranë nyjës Umçarit.

Aksidenti ka ndodhur kur një automjet ka dalë nga autostrada, është përplasur me barrierën mbrojtëse metalike dhe më pas me një shtyllë.

Në vendngjarje është konstatuar vdekja e dy personave, një burri dhe një gruaje (shoferi dhe bashkëudhëtarja), ndërsa udhëtari tjetër është dërguar në Qendrën e Urgjencës.

Ata udhëtonin me një automjet të markës Seat me targa gjermane dhe bëhet fjalë për shtetas të Maqedonisë së Veriut, me origjinë shqiptare, të cilët, sipas dyshimeve, po udhëtonin nga Gjermania drejt Maqedonisë së Veriut për pushime.

Shkaku i këtij aksidenti do të përcaktohet gjatë hetimeve; dyshohet se shoferi, me shumë gjasë për shkak të lodhjes, ka rënë në gjumë dhe për këtë arsye automjeti ka dalë nga rruga./ INA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit