Java e fundit e futbollit për vitin 2025 në “Abissnet Superiore” do të nisë nesër. Të martën, dy ndeshje të rëndësishme do të zhvillohen në orën 18:00, ku Teuta do të përballet me kryesuesen Egnatia në “Niko Dovana”, ndërsa Partizani do të luajë me Dinamo City-n në “Arena e Demave”.
Të mërkurën do të zhvillohen tri ndeshje të tjera, me FK Vora që do të përballet me Bylis në orën 13:30.
Dy sfidat e tjera, Vllaznia – Flamurtari dhe Elbasani – Tirana, do të luhen në orën 16:30.









