Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, gjatë fjalës së tij në protestën kombëtare më 22 dhjetor, u shpreh se është koha që qeveritarët të japin llogari për veprimet e tyre dhe se aksioni opozitar nuk do të ndalet.
Ai theksoi se është e nevojshme që narko-shteti të shkallmohet dhe të paguajnë ata që kanë abuzuar me pushtetin dhe pasurinë publike.
“Qeveritarët po ia fusin njëri-tjetrit sot. Ju ua kallni datën. Biznesmenët në këtë vend blejnë verë 3 milionë euro. Të shkojnë në burg dhe t’u konfiskohen pasuritë. Bandat s’do kenë vrimë ku të fshihen. Kjo mbyllet vetëm me largimin e Ramës”, tha Balliu.









