Kreu i PD-së Salio Berisha nga konfernca për mediat pak orë para protestës së sotme kombëtare, tha se Tirana po zien dhe ky është momenti që sot në protestë të na bashkohen të gjithë me idelin dhe guximin për ta rëzuar kërtë regjim.
Fjala e Berishës
Ftoj cdo qytetar të dalin në sheshin e betejës, të dalin dhe të vijnë në Tiranë. Të bindin cdo shqiptarë se një mision i madh na pret. Se ky mision është shansi i jetës për cdo qytetar të këtij vendi. Shansi i përmbysjes, njëlloj si në Bangladesh, Nepal të diktatorëve autokratë, të cilët pasi vjedhin dhe plaçkitin kombet e tyre ia mbathin si armiq në vendet e tjera.
Ftoj të gjitha forcat opozitar, pavarësisht dallimeve që kemi të bashkohen, për të dëshmuar se nuk ka forcë që të na ndalojë për të përmbysur regjimin më të keq që shqiptarët kanë njohur.
Tirana po zien, Shqipëria po zien dhe se protesta e sotme do të shënojë kthesën e madhe, do të shënojë kthesën drejt fitores të çdo qytetari të këtij vendi.









