-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta: Të ngrihemi për të rrëzuar regjimin Rama dhe korrupsionin që ka kapur shtetin

Kryesoret

Ish-Presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje për një bashkim të fuqishëm të qytetarëve në protestën e opozitës, duke theksuar se regjimi i kryeministrit Edi Rama duhet rrëzuar.

Ai u shpreh se qytetarët duhet të dalin në shesh për të mbrojtur të drejtat e tyre dhe kundër korrupsionit që ka prekur gjithë strukturat e shtetit.

Mesazhi i plotë i Ilir Metës në mbledhjen e KDK të Partisë së Lirisë:

Të dashur anëtarë të KDK të Partisë së Lirise!
Ju përcjell përshëndetjet më të përzemërta të gjithëve ju sot në këtë mbledhje në prag të protestës kombëtare kundër pengmarrësit të Shqipërisë dhe korrupsionit të tij skizofrenik që nuk e mbulon dot më askush.  Ju falenderoj për qëndresën dhe persistencën tuaj që ju nderon juve sot por edhe do të bëj krenarë në të ardhmen për ju dhe rolin tuaj edhe fëmijët tuaj.
Sepse ju jeni në vijën e parë të betejës kundër një regjimi mafioz të implantuar për të shpopulluar Shqipërinë, për të shpërbërë vlerat më të mira të shoqërisë tonë e sidomos të familjes Shqiptare.

Ligji antifamilje është atentati më i rëndë që i bëhet identitetit dhe dinjitetit të cdo Shqiptari. Ndaj të gjithë pa dallime partiake, të ngrihemipër të shporrur këtë klikë sorrosiste pa atdhe, pa familje, pa zot dhe pa gjini.
Ose më saktë ata kanë vetëm një “gjini” atë të kleptokratëve. A e patë si avulloi prova e kantinës së verës prej miliona eurosh të koordinatorit famoz që është në kërkim. Besoj se e keni të qartë se cfarë ndodh me provat e atyre që janë në detyrë edhe pse të pandehur nga vetë drejtësia e tyre.
E theksoj drejtësia e tyre sepse është produkt i 69 votave antikushtetuese të Edi Ramës dhe jo i 140 votave konsensuale që u arritën kundër vullnetit të Edi Ramës.

Imagjinojeni sikur të ishin vërtetë përballë një drejtësie të pavarur!
A mund të kakariste maj plehut nje “gjel” që me firmën e tij paracaktoi fituese kompaninë e inceneratorëve që ende nuk ishte krijuar?
A nuk ishte ky qëe ktheu shumicën parlamentare në barrikadë ndaj kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të penguar arrestimin dhe kontrollin e banesës së ish-Ministrit të tij të Brendshëm?

Pasi aktroi për gjashtë vite me rradhë me drejtësinë e tij me regji duke i dorëzuar me marrëveshje shumë nga bashkëpunëtorët e tij, tani ka vendosur prapë të ngrejë barrikadën e 83 “Diellave” për pengimin e drejtësisë, jo se ka hallin e Lindave të tij, por vetëm të lëkurës së tij.
Ndaj të gjithë në rrugë për të shembur këtë barrikadë të kleptokracisë, këtë barrikadë të korrupsionit të organizuar të shkrirë në një më krimin e organizuar.
Të gjithë të ngrihemi në këmbë për të shembur ligjin antifamilje dhe për të zbatuar e forcuar Ligjin Antimafie në mënyrë që ti kthejmë popullit Shqiptar të gjitha lekët dhe pasuritë e grabitura nga organizata kriminale me kryetarin e saj.

Misioni ynë ështëqë Shqipërinë tua rikthejmë Shqipëtarëve.
Ky mision do përmbushet me cdo cmim.
Mirënjohje të gjithëve për sakrificat dhe kurajon

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit