Si pasojë e hedhjes së molotovëve, lëndëve piroteknike dhe sendeve të forta nga ana e protestuesve, janë dëmtuar dy punonjës të Policisë.
Pas përfundimit të fjalës së Sali Berishës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe pas hedhjes së molotovëve në derën e Kryeministrisë, protestuesit u shpërndanë.
Një pjesë e protestuesve shkuan te godina e Parlamentit. Deri tani, në total janë 3 të shoqëruar në komisariat.









