-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Ngjarja ka ndodhur për 7 minuta”- Del VIDEO-Flet vëllai i Liridonës

Kryesoret

Vëllai i të ndjerës Liridona Ademaj, Leonard Ademaj ka deklaruar pas seancës gjyqësore të së hënës se familja është thellësisht e shqetësuar nga fakti që nuk u lejua elaborimi i plotë i provave nga ana e tyre, duke e cilësuar këtë si jetik për zbardhjen e së vërtetës.

Ai ka theksuar se seanca nuk ka qenë e lehtë për familjen, pasi janë shfaqur videot e fundit të jetës së motrës së tij. Sipas Ademajt, pamjet e paraqitura në gjykatë dëshmojnë qartë se rasti ka qenë i planifikuar me kujdes dhe se e gjithë ngjarja ka ndodhur brenda vetëm shtatë minutash.

“Sot për ne nuk ishte ditë e lehtë, pasi i pamë videot e fundit të jetesës së motrës sonë. Ajo çfarë pamë në video sot ishte që tre të akuzuarit e kanë planifikuar mirë, pasi gjithë ngjarja ka ndodhur për 7 minuta… pra nuk ishte një vrasje jo e planifikuar, por e mirë-planifikuar.

Ajo çfarë pamë sot në ato pamje e qartëson mirë se Naimi bashkë me Kushtrimin janë organizatorët kryesorë të vrasjes, ndërsa vrasësi i motrës sime është Granit Plava. E falënderojmë gjykatën për punën që po e bën.

Ajo çfarë na brengosi sot ishte moslejimi i elaborimit të provave nga ana jonë, pra elaborimi i provave për ne është jetësore, sepse e qartëson edhe më mirë rolin kyç të Kushtrim Kokallës, bashkëpunimin me Naimin në rrugëtimin e tyre. Ne do të kërkojmë nga gjykata përsëri t’i elaborojmë provat, sepse është e drejtë jetike”, ka thënë Ademaj.

Publikohet videoja/ Fëmijë qajnë!-Momentet dramatike të vrasjes së Liridonës

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit