-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pa targa dhe pistoletë në makinë, arrestohet i riu në Lezhë

Kryesoret

Policia e Lezhës ka arrestuar 30 vjeçarin Kristian Buzato pasi akuzohet se lëvizte i armatosur dhe me makinë pa targa.

Njoftimi i poicisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Gjerdani”. Lëvizte i armatosur, me automjet pa targa, vihet në pranga 30-vjeçari. Procedohen penalisht, për moskallëzim të krimit, 2 pasagjerët në automjet. Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, 2 celularë, automjeti dhe një shumë parash.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të një informacioni të siguruar në rrugë operative, për një shtetas që lëvizte i armatosur, shërbimet e Seksionit të Mbështetjes Operacionale finalizuan operacionin “Gjerdani”.

Në kuadër të operacionit u ndalua në mbrëmje, teksa drejtonte një automjet tip “Fiat”, pa targa, në fshatin Shënkoll, shtetasi i dyshuar, K. B., 30 vjeç, banues në Lezhë. Gjatë kontrolleve, 30-vjeçarit iu gjet në çantë, 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, të cilën e mbante pa leje.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin nisi procedimi penal, për veprën “Moskallëzimi i krimit”, për 2 pasagjerët në automjetin që drejtonte shtetasi K. B., shtetasit A. A., 30 vjeç, banues në Durrës, dhe K. N., 25 vjeç, banues në fshatin Tale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit