I ftuar në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo”, juristi Krishnik Spahiu u shpreh se nuk pret një konsensus politik, por vetëm qëndrime të qarta për hapa ligjorë konkretë.
Sipas tij, debati duhet të përqendrohet te masat e arrestit dhe krijimi i një praktike të unifikuar ligjore për zyrtarët e lartë.
“Mendoj se rruga që ka zgjedhur qeveria për t’u përplasur me SPAK-un është e gabuar. SPAK-u i ka të gjitha mjetet për ta zhvilluar më tej hetimin. Në rastin e Ballukut, në fillim nuk kishte vepra të rënda penale, por vetëm një akuzë më të lehtë. Kryeministri Rama zgjodhi rrugën e gabuar dhe duhej të kërkonte konsensus, jo përplasje. Kemi arritur deri aty sa përgjojnë veten e tyre. Këto janë thjesht banale dhe ordinerë.”









