E ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, Anu Prattipati është takuar sot me kryetarët e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit, si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile të serbëve të Kosovës në veri të vendit.
“I ngarkuari me punë Anu Prattipati u takua sot me katër kryetarët e sapo inauguruar të Mitrovicës së Veriut Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq dhe përfaqësues të shoqërisë civile serbe kosovare në veri të Kosovës.
Ajo nënvizoi pritshmëritë e SHBA-së për qeverisje transparente, efektive, ofrim të barabartë të shërbimeve dhe rëndësinë e angazhimit me institucionet e sigurisë publike të angazhuara në shërbim të të gjitha komuniteteve” njofton ambasada.









