Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka thotë se opozita nuk tërhiqet pa arritur qeverinë teknike për të shkuar më pas në zgjedhje të parakohshme.
“Dje treguam se nuk ka nënshtrim ndaj narkoshtetit dhe uniformave të tyre. Revolta qytetare po merr vrull dhe #opozita e dha një paralajmërim.
Kërkojmë qeveri teknike për të shpëtuar Shqipërinë, që të ndërmerret një reformë që garanton shqiptarët se mund të zgjedhin lirisht qeverinë që duan.
Kjo e Ramës nuk e mundëson, sepse është qeveri me Ergys Agasin ministër shteti të marrëdhënieve me krimin” shkruan ai.









