-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kaos në protestën e opozitës, 10 persona të përfshirë në ngjarje të dhunshme

Kryesoret

Gjashtë persona janë proceduar penalisht dhe katër të tjerë janë arrestuar pas protestës së djeshme të opozitës, që shpërtheu në dhunë përpara godinës së Kryeministrisë.

Protestuesit hodhën molotovë, lëndë piroteknike dhe sende të forta drejt Policisë, duke shkaktuar lëndime tek dy punonjës të saj, të cilët morën ndihmë mjekësore.

Një qytetar gjithashtu u përfshi nga flakët e një molotovi, duke pësuar djegie. Pas trazirave, efektivët e Policisë Kriminalistike mbërritën në vendin e ngjarjes për të mbledhur prova dhe dokumentuar dëmet që u shkaktuan gjatë përleshjeve.

Policia ka nisur hetimet dhe ka ndërmarrë veprime për të zbardhur të gjitha rrethanat e ngjarjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit