Pas 11 vitesh, Napoli ka ngritur sërish trofeun e Superkupës së Italisë, duke mundur 2-0 Bolognan në finalen e zhvilluar në stadiumin “King Saud University”.
Hero i ndeshjes ishte braziliani David Neres, i cili shënoi të dy golat për ekipin e drejtuar nga Antonio Conte.
Neres kaloi Napolin në avantazh në minutën e 39-të dhe, pas pushimit, realizoi edhe golin e dytë në minutën e 57-të, duke siguruar fitoren dhe titullin e Superkupës për “të kaltërit”.
Ky është një sukses i dytë për Napolin pas fitimit të kampionatit në Serie A, duke kompletuar një vit të shkëlqyer për klubin.









