Deputetët e opozitës kanë protestuar sot në Kuvend, duke mbajtur pankarta përpara mbledhjes së Sekretariatit të Etikës, ku do të shqyrtohet kërkesa e PS për përjashtimin e 29 deputetëve të PD-së.
Ata kanë ironizuar kryeministrin Edi Rama, zv.kryeministren Belinda Balluku dhe Ergys Agasin, duke kundërshtuar akuzat e mazhorancës dhe kërkesën për largimin nga punimet e Kuvendit. Kërkesa pason pas tensioneve të krijuara gjatë seancës plenare të 18 dhjetorit.
Mbledhja pritet të vendosë për hapat e mëtejshëm, ndërkohë që opozita kërkon prova dhe argumente të forta për çdo vendim.









