Sot, më 23 dhjetor, Sekretariati i Etikës do të shqyrtojë kërkesën e Partisë Socialiste për përjashtimin e 29 deputetëve të opozitës, pas incidenteve të dhunshme që ndodhën gjatë seancës plenare të 18 dhjetorit.
PS ka paraqitur prova për shkelje të rënda të Rregullores dhe Kodit të Sjelljes, duke përfshirë hedhjen e lëndëve piroteknike dhe sulme ndaj Kryetarit të Kuvendit dhe ministrave.
Deputetët që kërkohen për masa disiplinore përfshijnë emra të njohur si Sali Berisha, Gazment Bardhi dhe Belind Këlliçi, të cilët mund të përballen me përjashtim për periudha të ndryshme, nga 10 deri në 60 ditë, për shkelje të rendit parlamentar dhe akte dhune.









