-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tabaku: Qeveria është produkt i një grupi të strukturuar kriminal

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ashpër pas zbërthimit të skandalit të fundit lidhur me disa individë të akuzuar për korrupsion dhe lidhje me tendera dhe manipulime politike.

Përmes një postimi në Facebook, Tabaku ka akuzuar qeverinë për lidhje të ngushta me individë të dyshuar për korrupsion dhe ka theksuar se Shqipëria po drejtohet nga një “Zëvendëskryeministër në hije”, i referuar Ergys Agasit, i cili është aktualisht në kërkim nga SPAK për akuza të rënda.

REAGIMI
SHTETI “EA TOBACCO”
Ajo që shumica e shqiptarëve ka lexuar këto ditë nga dosja e GJKKO-së, është dëshmia tronditëse jo e një shteti të kapur, por e një shteti tërësisht të inkriminuar.
Kjo dosje vërteton atë që dyshohej: Shqiptarët realisht janë drejtuar nga një “Zëvendëskryeministër në hije”, i cili aktualisht është në kërkim. Ndërkohë që qeveria bënte shfaqje, miliona euro tendera publikë, emërime kyçe, por edhe politika strategjike si ajo e “Pasaportave të Arta”, e kishin origjinën dhe vulën pikërisht në zyrën e këtij zv.kryeministri në hije, tek “EA Tobacco”.
Pikërisht aty:
📍 Vendosej fati i politikave shtetërore;
📍 Kryheshin takimet “brainstorming” të Agasit me vasalët e tij shtetërorë.
Rrezik, e me shumë gjasë, edhe projekte të tjera madhore për të cilat mban përgjegjësi maxhoranca, kanë dalë nga këto zyra të errëta dhe jo nga mbledhjet e qeverisë.
Dhe të mendosh, kjo dosje flet vetëm për 2 vite të operimit të Agasit. Nëse do të përdornim pak imagjinatën, bazuar në faktet që kemi lexuar, a mund ta merrni me mend se çfarë ka ndodhur në dekadën e fundit?
E vërteta është e dhimbshme: Qeveria sot është produkt i një grupi të strukturuar kriminal. Kemi të bëjmë me njerëz që jo vetëm rrëmbejnë me logjistikë policie, por kanë pushtetin absolut të shantazhojnë, inkriminojnë dhe prodhojnë politika, duke trajtuar çdo institucion shtetëror si vartësin e tyre të radhës.
Ky shtet i gjunjëzuar nuk është më thjesht i “kapur”. Është një shtet i marrë peng dhe i lënë peng në tryezën e bixhozit politik. Këto janë kusuret e një shumice që nuk është produkt i votës dhe ndershmërisë, por i zyrave të hijes që vendosin fatin e shqiptarëve që varfërohen përditë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit