Policia e Vlorës ka arrestuar Irfan Dalipaj, 58 vjeç, dhe dy djemtë e tij, Drisild Dalipaj, 27 vjeç, dhe Fabio Dalipaj, 23 vjeç, pas një episodi dhune të ndodhur gjatë kontrolleve për lirimin e hapësirave publike në rrethrrotullimin e Nartës.
Sipas njoftimit të Policisë, gjatë kontrolleve të kryera nga Bashkia Vlorë, anëtarët e familjes Dalipaj kanë ushtruar dhunë fizike ndaj Drejtorit të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit dhe disa punonjësve të Policisë së Qarkullimit Rrugor, duke shkaktuar dëmtime trupore.
Në momentin që policia ndërhyri për të ndërprerë veprimet e paligjshme, dhuna ka vijuar ndaj efektivëve të policisë.
Një punonjës ka përdorur armën e shërbimit dhe ka qëlluar në ajër për të zbrapsur sulmin, pa shkaktuar lëndime.









