Vokalisti legjendar i grupit “Ilirët”, Shemsi Krasniqi, ka ndërruar jetë në moshën 64-vjeçare.
Policia e Prishtinës ka njoftuar se janë informuar për një person të pajetë më 22 dhjetor rreth orës 15:00, në një banesë në rrugën UÇK në Prishtinë.
Ekipa mjekësore ka konfirmuar vdekjen e tij pas mbërritjes në vendin e ngjarjes.
Policia po bashkëpunon me prokurorinë për të zbardhur rrethanat e vdekjes, dhe po ndërmerren hetime të plota.
Krasniqi, i njohur si “Shemi”, do të mbahet mend për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në muzikën shqiptare, veçanërisht për hite të paharrueshme si “Xhamadani vija vija”. Vdekja e tij ka tronditur kolegët, fansat dhe gjithë komunitetin e muzikës.
/5pyetjet.al









