-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E pazakontë, portieri i Bylisit braktisi ndeshjen kundër Vorës

Kryesoret

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në sfidën e kësaj të mërkure në Kategorinë Superiore mes Vorës dhe Bylisit të zhvilluar në stadiumin ‘Selman Stërmasi’ në Tiranë.

Portieri i Bylisit, Jeremy Vachoux vendosi të braktisë skuadrën e tij në minutën e 42 kur rezultati ishte 2-0 për Vorën, një protestë kjo që nuk ishte parë ndonjëherë në Kategorinë Superiore. Gjithcka ka ndodhur pas një rasti të humbur nga skuadra e Vorës, me portierin francez që u nervozua dhe hoqi dorezat nga duart për të lënë fushën e lojës me kokën e tij.

Arbitri i ndeshjes, Ermir Celaj e ndëshkoi 31 vjecarin me karton të verdhë për largimin e tij nga fusha e lojës me Vachoux që më pas hoqi edhe fanelën pasi doli nga vijat kufizuese. Në këtë pikë Bylisi aktivizoi portierin e dytë, Renato Beqaj që u kap i papërgatitur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit