Gentian Gjyli i cili është marrë i pendehur nga SPAK “për shkelje të barazisë në tendera” dhe aktualisht në “arrest shtëpie” me vendim të GJKKO-së, është larguar nga drejtimi i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH). Në vend të tij është emëruar Ami Kozeli. Ami Kozeli është liruar nga detyra si zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë dhe është emëruar në krye të ARRSH-së.
Ndërkohë Viola Haxhiademi është emëruar në krye të KESH, institucion që drejtohej nga Erald Elezi, i cili gjithashtu ndodhet në “arrest shtëpie” me vendim të GJKKO-së i akuzuar për veprat penale “shkelje të barazisë në tendera”.
Haxhiademi prej vitesh ka shërbyer në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë si drejtoreshë e Kabinetit të Ministres dhe që prej vitit 2019 si Sekretare e Përgjithshme.
Pavarësisht lëvizjeve nga një institucion në tjetrin, Haxhiademi dhe Kozeli do të vijojnë të jenë në varësi të zv.kryeministres Belinda Balluku.









