Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga kantieri i Muzeut Historik Kombëtar, duke e cilësuar si një “thesar të rëndësishëm të turizmit kulturor”.
Në postimin e tij në rrjetet sociale, Rama theksoi se ky projekt është pjesë e përpjekjeve për rilindjen e muzeve dhe i uroi qytetarët një ditë të mbarë.
Muzeu do të mbyllë dyert për publikun më 15 mars 2024 dhe pritet të rihapet pas katër vitesh, më 15 mars 2028.
“MIRËMËNGJES
dhe me këto pamje nga kantieri i rilindjes së Muzeut Historik Kombëtar, një thesar i rëndësishëm i turizmit kulturor, ju uroj një ditë të mbarë”
/5pyetjet.al









