Në një deklaratë për mediat, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë (PL), Tedi Blushi, ka uruar besimtarët e krishterë për Krishtlindjet, duke i drejtuar një mesazh edhe në fushën politike.
Ai theksoi se shqiptarët do të çlirohen nga një “sekt anti-familje dhe anti-Zot” dhe kërkoi që vitin e ardhshëm, Krishtlindjet të festohen në kushte të lirisë dhe dinjitetit.
“Në emër të Partisë së Lirisë, presidentit Meta dhe ermin tim personal i uroj të gjithë besimtarëve dhe popullit të krishterë, si dhe gjithë popullit shqiptar, gëzuar Krishtlindjet. Sa më shumë mirësi, lumturi dhe begati. Lindja e Krishtit është lindja e shpresës për ditë më të mira që patjetër do të vijnë.”









