Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka dërguar një mesazh urimi për Krishtlindje, duke iu drejtuar besimtarëve të krishterë dhe të gjithë popullit shqiptar.
Blushi, në emër të Partisë së Lirisë dhe Presidentit Ilir Meta, shprehu urime për një Krishtlindje të mbushur me më shumë mirësi, lumturi dhe begati për çdo familje shqiptare.
Urimi i Blushit:
Në emër të Partisë së Lirisë, të Presidentit Meta dhe në emrin tim personal, ju uroj sot të gjithë besimtarëve të krishterë dhe mbarë popullit shqiptar:
Gëzuar Krishlindjen!
Sa më shumë mirësi, lumturi dhe begati në çdo familje shqiptare!
Lindja e Krishtit është lindja e shpresës për ditë më të mira që patjetër do të vinë dhe le të lutemi, por në veçanti, le të përkushtohemi që Krishtlindjen e ardhshme të gjithë shqiptarët ta festojnë në liri, në dinjitet dhe në begati .
Të çliruar njëherë e përgjithmonë nga ky sekt antifamilje dhe anti-Zot.
Faleminderit!









