Papa Leo XIV kremtoi për herë të parë Meshën e Natës së Krishtlindjes në Bazilikën e Shën Pjetrit, duke sfiduar shiun e fortë që përfshiu Romën dhe duke u mirëpritur nga mijëra besimtarë.
Pas një fjalimi të ngrohtë dhe të prekur, ku falënderoi turmën për besimin dhe përkushtimin e saj, ai udhëhoqi Meshën e Krishtlindjes së parë si Papë, duke e bërë këtë moment një shenjë të dashurisë dhe paqes që Krishti sjell në jetët tona.
“Faleminderit që erdhët, edhe në shi. Urimet më të mira për të gjithë. Le ta festojmë Krishtlindjen së bashku. Jezu Krishti, i cili lindi për ne, na sjell paqen dhe dashurinë e Zotit. Zoti ju mbroftë dhe ju bekoftë të gjitha familjet tuaja,” tha Papa Leo XIV.









