-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pas dy disfatave/ Ali Ahmeti: BDI, nuk ka qenë kurrë kaq e fortë!

Kryesoret

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti u shpreh se partia ndodhet në një situatë që kur s’ka qenë më e fortë. “Lëvizje parti, thuani si të doni BDI-në, edhe pse nuk do të më takonte mua, se dikush do të mendoj se bëj vlerësim për një subjekt që unë i takoj, BDI, është aset kombëtar, BDI është vlerë kombëtare, dhe duhet të ruhet jo vetëm nga anëtarësia e BDI-së, por nga çdo shqiptarë”, tha Ahmeti.

Ai theksoi se BDI nuk ka konkurrent në Maqedoni. “Parti politike më të etabluar, të organizuar më të disiplinuar se BDI, nuk e thash rastësish dhe krenohem kur i them aset kombëtar, vlerë kombëtare, nuk ka, pa ma thuni ju a ka parti politike në vendin tonë dhe në rajon që bën 80% ndryshim të udhëheqjes të partisë me 32 mijë anëtarë, nuk ka.

Një shoqatë me e organizuar zgjedhje, një klub i futbolli po bëhen rezil mes vete. E jo të drejtosh e të organizosh nj parti e cila çerekshekulli ka drejtuar me shtetin. Po këtë e bën vetëm BDI. Këtë e bën vetëm UÇK-ja, pjesëtarët e saj.

A e dini kush janë nënshkrues e themelues të BDI-së, ata që kanë pas plagë në trup, 12 mijë ushtarë e kanë nënshkruar, atdhetar politikanë, arsimtarë, profesorë” tha Ahmeti në emisionin “Debat në Shenja”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit