-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump bombardon ISIS: Kanë vdekur shumë terroristë

Kryesoret

Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë Krishtlindjeve kryen një sulm në Nigeri duke vrarë  shumë anëtarë të Shtetit Islamik. Ky sulm ka ardhur me urdhër të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili më herët kishte dënuar vazhdimisht sulmet ndaj të krishterëve në vendin afrikan.

“Sonte, nën urdhrat e mia si Komandant i Përgjithshëm, Shtetet e Bashkuara nisën një sulm të fuqishëm dhe vdekjeprurës kundër terroristëve të ISIS në Nigerinë veriperëndimore, të cilët po synojnë dhe vrasin brutalisht, kryesisht, të krishterë të pafajshëm, në nivele të papara në shumë vite, madje edhe shekuj!” shkroi presidenti amerikan në Truth Social.

“I kisha paralajmëruar më parë këta terroristë se nëse nuk do ta ndalonin masakrën e të krishterëve , do ta paguanin shtrenjtë, dhe sonte, kjo është ajo që ndodhi. Departamenti i Luftës ka kryer sulme të shumta perfekte, siç janë të afta vetëm Shtetet e Bashkuara”, shtoi Trump, i cili paralajmëroi se do të kishte më shumë “terroristë të vdekur” nëse “masakra e të krishterëve vazhdon”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit