Lideri i PD-Sali Berisha ka zhvillua sot takimin me demokratët e Korçës, ndërsa deputetët demokratë Klevis Balliu, Besart Xhaferri, Elda Hoti dhe anëtarët e FRPD kanë marshuar në formë protestë në Surrel.
Protesta e demokratëve në zonën e Surrelit, ku ndodhet edhe banesa private e kryeministrit Rama vjen teksa qeveria përballet me një sërë skandalesh.
Mes tyre janë hetimet e SPAK ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku për të cilën është kërkuar edhe arrestimi, si edhe skandali i AKSHI-t, strukturë në të cilën është zbuluar një grup që ka vepruar përmes formave kriminale.
Related