-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosova voton- “Politico”: Kurti populist, e futi vendin në izolim të thellë

Kryesoret

“Politico” në prag të 28 dhjetorit i ka kushtuar një artikull zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen për Parlamentin e Kosovës e nga të cilat pritet të dalë qeveria e re.

“Politico” shkruan se si Lëvizja Vetëvendosje që drejtohet nga Albin Kurti e ka futur Kosovën në izolim edhe më të thellë duke i tensionuar raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian për shkak të veprimeve në Veri të vendit.

“Partia e Kurtit e ka shtyrë Kosovën në një izolim më të thellë, pasi qasja e saj populiste e krahut të majtë dhe përpjekjet për të pohuar sovranitetin e Kosovës në veriun me shumicë serbe kanë tensionuar marrëdhëniet si me SHBA-në ashtu edhe me BE-në, duke çuar në masa ndëshkuese”, shkruan Politico, transmeton Express.

Sipas gazetës amerikane, e ardhmja evropiane e Kosovës mund vihet në dyshim nga paraliza institucionale dhe fakti që po shkohet në një palë zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Pas gati një viti paralizë politike, Kosova kthehet në zgjedhje të dielën në një votim që mund të përcaktojë nëse vendi bën përparim në rrugën e saj të bllokuar drejt Bashkimit Evropian”, shkruan Politico.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit