-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Egnatia synon Superkupën përballë Dinamos

Kryesoret

Egnatia do të përballet sot në orën 19:00 me Dinamon në finalen e Superkupës, një sfidë me rëndësi të veçantë për kampionët në fuqi.

Edhe pse Superkupa shpesh shihet si trofe “moral”, për rrogozhinasit ajo përfaqëson një objektiv real, në përputhje me ambicien për të fituar çdo trofe në futbollin shqiptar.

Skuadra e Edlir Tetovës vjen në këtë finale në një moment shumë pozitiv, pas katër fitoresh radhazi në kampionat, çka dëshmon formë të mirë fizike dhe psikologjike.

Ky 90-minutësh i gjen bardhejeshilët me vetëbesim të lartë dhe bindjen për të dominuar lojën.

Në prag të finales, Tetova ka theksuar kujdesin në mbrojtje, ekuilibrin taktik dhe qarkullimin e topit, me synimin për të kontrolluar ritmin e ndeshjes dhe për të mos i lënë hapësira Dinamos.

Egnatia pritet të imponojë stilin e saj të lojës, duke kërkuar disiplinë, qetësi në ndërtim dhe efikasitet në momentet vendimtare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit