Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka votuar sot në shkollën fillore “Heronjtë e Dukagjinit” në Gllogjan, duke u shoqëruar nga nëna e tij.
Pas ushtrimit të të drejtës së tij të votës, Haradinaj u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të angazhohen për të ardhmen e vendit dhe të shfrytëzojnë mundësinë për të kontribuar në vendimmarrjen e rëndësishme për të ardhmen e Kosovës.
“I bëj thirrje qytetarëve të Kosovës, të gjithëve ta shfrytëzojnë të drejtën e votës, të votojnë, të vendosin për Kosovën dhe vitet që vijnë, ky është vendimi i tyre që mund ta marrin, t’i dalin krah Kosovës të gjithë,” tha Haradinaj pas votimit.









