Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka votuar sot në zgjedhjet e Kosovës, duke u shoqëruar nga gruaja e tij, Rita.
Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës dhe ka shprehur shpresën se legjislatura e dhjetë do të konstituohet sa më shpejt dhe të formohet qeveria e re.
“I falënderoj qytetarët për angazhimin e tyre gjatë fushatës dhe shpresoj që pjesëmarrja të jetë e madhe. Duhet një rezultat i qartë.”









