Pjesëtarët e Listës Serbe, partisë më të madhe serbe në Kosovë, kanë dalë për të votuar në mënyrë kolektive nga qendra e Mitrovicës së Veriut, me kryetarin e partisë, Zllatan Ellek, në krye.
Kjo praktikë e votimit kolektiv ka qenë e zakonshme për Listën Serbe në çdo proces zgjedhor.
Në këto zgjedhje, për dhjetë vendet e rezervuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës, përveç Listës Serbe, garojnë edhe Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiqit dhe Lidhja Kosovare e Goran Marinkoviqit.









