Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci pas përfundimit të zgjedhjeve në Kosovë, përmes një postimi në facebook, ka përgëzuar qytetarët që morën pjesë në votime, sipas tij Bastioni i PDK-së dëshmoi si çdo herë se procesi i lirë e demokratik i zgjedhjeve është në vend të parë.
Postimi i Lladrovcit
Zgjedhjet qendrore në komunën e Drenasit janë zhvilluar në mënyrë shembullore dhe shpreh përgëzime për zyrtarët e procesit zgjedhor, komisionarët dhe vëzhguesit.
Falënderoj të gjithë qytetarët që morën pjesë në votim të cilët dëshmuan kulturë demokratike dhe përmbushje të obligimit qytetar për të zgjedhur deputetët e Parlamentit të Republikës së Kosovës.
Bastioni i PDK-së dëshmoi si çdo herë se procesi i lirë e demokratik i zgjedhjeve është në vend të parë. Suksese!