Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje për arrestimin e Millosh Steviq. Në njoftimin e Prokurorisë, thuhet se Steviq, dyshohet se ka ndikuar te qytetarët për të votuar dhe po ashtu po ashtu ka kërkuar raporte shëndetësore nga persona të caktuar, me qëllim që personat të asistohen gjatë procesit të votimit.
Nga prokuroria shtohet edhe se, Steviq, është shoqëruar në stacionin policor në Komunën e Graçanicës, ku ndaj tij janë duke u ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me të gjitha procedurat ligjore./ Express
Dyshime për shantazh votash, arrestohet “krahu i djathtë” i Radoiçiçit









