Sipas medias në Kosovë, Radio Europa e Lirë, në disa qendra votimi në komunën e Graçanicës, të drejtën e tyre të votës e kanë shfrytëzuar edhe serbët e zhvendosur nga Kosova.
Ndërkohë, Komisariati për Refugjatë dhe Migracion i Serbisë i ka ftuar personat e zhvendosur nga Kosova që të votojnë për zgjedhjet e së dielës, duke theksuar se çdo votë është e rëndësishme “për mbijetesën e popullit serb”.
Po ashtu, shteti i Serbisë, i cili e mbështet partinë Lista Serbe, ishte angazhuar që të organizonte votimin e personave të zhvendosur nga Kosova edhe në zgjedhjet parlamentare të shkurtit, si dhe në zgjedhjet lokale të mbajtura në tetor.









