-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çejku: Kurtit s’i duhet më Osmani, Presidenti nga Jasharët? Skenarët

Kryesoret

Ish-ambasadori Arben Çejku i ftuar në emisionin “5Pyetjet nga Babaramo” në Report Tv tha se Albin Kurti pasi e përdori, nuk i duhet më Vjosa Osmani dhe do të zgjedhë një tjetër kandidat për President.

Albin Kurti do të qeverisë i vetëm. Këtë ka dashur dhe ia ka arritur. Kurti nuk ia ka nevojën as LDK-së dhe as PDK-së, madje është i interesuar që të futen në krizë dhe të merren me veten. Lidhur me presidentin e shfrytëzoi Vjosa Osmanin si figurë, që e dëmtoi dhe përçau LDK-në, dhe tani nuk i duhet më dhe përflitet në Prishtinë shumë emra interesantë, nga familja Jashari, përmendet Harri Bajraktari që edhe partitë e tjera nuk kanë çfarë thonë dhe Kurti do ta dëtyrojë indirekt opozitën që të marrë pjesë.

Opozita i harxhoi fishekët e vetë dhe dorëheqja e liderit të LDK-së nuk ka nevojë për emergjencë të madhe. Zgjedhjet mbaruan. Tani fjalën kryesore, personazhi i vitit në Kosovë është Albin Kurti, por edhe për vitin që vjen pasi ka edhe gurin edhe arrën, ka deputetët mbështetjen dhe opozita nuk do të gjejë justifikime për të mos marrë pjesë në parlament, pasi zgjedhjet i ka njohur, do të shkojnë aty si çeço dhe nuk kanë arsye për ta provuar, pasi e pësuan.

Bedri Hamza bëri një gabim të madh, në momentin që humbi në shkurt shkëputi kontaktet me elektoratin. Lumir Abdixhiku nëse do ia donte të mirën LDK-së në momentin që humbi zgjedhjet lokale, nuk solli asgjë të re. Ukë Rugova? Nuk besoj. Unë do të isha më shumë për një figurë nga Diaspora që nuk është i implikuar në këto korrupsionet lokale dhe marifetet. Aty duhet një figurë që duhet t’i bashkojë të gjithë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit