Në burgun e Lezhës gjatë ndërrimit të shërbimit nga punonjësi është konstatuar se i dënuari me mjekim të detyruar, Sotir Shabani, i shtrirë në krevat, nuk po reagonte. Menjëherë është njoftuar mjeku i turnit, i cili ka konstatuar se pacienti kishte ndërruar jetë.
I ndjeri, Sotir Shabani, lindur më 21 dhjetor 1975 dhe banues në Ballsh, Mallakastër, ishte akomoduar në institucion më 27 nëntor 2021 për veprën penale “Dhunë në familje”, me masë mjekimi të detyruar.
Institucioni deklaron se po bashkëpunon me autoritetet kompetente për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.









