Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi, pak minuta më parë përmes një postimi në facebook ka reaguar ndaj deklaratës qesharake të Edi Ramës, i cili fajësoi tubacionet e vitit 2009 për defektin në ujësjellësin e Vlorës.
Reagimi i Këlliçit
Përtej qesharakes!
Rrënuesi i infrastrukturës së Shqipërisë, ai që menaxhon buxhetin prej 13 vitesh dhe Bashkinë Vlorë, e paska gjetur problemin tek tubat e Partisë Demokratike. Si gjithmonë, sa herë janë në hall të madh e të kapur në flagrancë, zgjidhja është vetëm një: Opozita po qeveris keq dhe fajin e ka Saliu!!!
Me fjalët e veta, denoncon harresën ndaj komunitetit duke qenë se në atë zonë nuk qenka vënë dorë që në vitin 2009.
E vetmja gjë pozitive e kësaj historie skandaloze është fakti se protesta qytetare e alarmoi qeverisjen, duke arritur deri tek sulltani. Qytetarët e bashkuar fitojnë.









