-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ Ky është i moshuari që abuzoi me të miturën dhe e la shtatzënë

Kryesoret

Dalin detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Pogradec, ku një vajzë 12-vjeçare është përdhunuar nga një i moshuar dhe ka mbetur shtatzënë, tashmë rreth 22 javëshe.

Ky që shihni në foto është autori i dyshuar i abuzimit të 12-vjeçares në Pogradec.

Rushan Selko është identifikuar dhe arrestuar nga policia rreth ngjarjes së rëndë.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se e mitura është abuzuar seksualisht me forcë nga një i moshuar me njohje familjare me familjen e të miturës.

Rasti është evidentuar pasi vajza kishte ndryshime fizike, çka detyroi prindërit ta çonin në spital për ekzaminim. Pas vizitës u konfirmua se e mitura ishte shtatzënë.

Mësohet se i moshuari, i dyshuar rreth 70 vjeç, e ka kërcënuar vazhdimisht të miturën për të mos treguar ngjarjen, ndërsa policia ka bërë arrestimin e këtij të fundit.

Vajza është nga fshati Piskupat i Pogradecit ndërsa dyshohet se i moshuari e ka përdhunuar në banesën e tij.

Aktualisht po kryhen veprimet hetimore dhe po merren në pyetje familjarët, ndërsa vajza ka pranuar ngjarjen në prani të psikologut.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit