-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Berisha: Rama deklaroi pa pendesë se nuk i hiqet imuniteti Ballukut

Kryesoret

Gjatë fjalës së tij në konferencën me gazetarët, kreu i PD, Sali Berisha, theksoi se viti 2025 ka shënuar një periudhë të errët për Shqipërinë, duke i referuar këtij viti si kulmin e “narkoregjimit” të Edi Ramës.

 

Berisha tha se dosjet e Ballukut nxorën para shqiptarëve dhe botës fytyrën e vërtetë të hajdutit Rama.

“Lubia nuk është gjë tjetër në atë aferë përvecse shërbëtore, hajdute e Edi Ramës që vodhi bashkë me të dhe zbatoi urdhrat e tij. Dosjet e Ballukut nxorën para shqiptarëve dhe botës fytyrën e vërtetë të hajdutit Rama.

Ato dëshmuan se autori kryesor i vjedhjes ë 190 mln euro në tunelin e Llogarasë është Rama. Ato dëshmuan se përvecse lubisë, tenderat e loteve të unazës së madhe i ndante dora e zezë e Ramës.

Nga zyra e tij, në mënyrë identike me një hajdut të pa penduar deklaron se 16 mijë faqet e sjella nga SPAK nuk kanë asgjë për Ballukun prandaj kthehuni mbrapsht sepse nuk hiqet imuniteti i saj. Aferat janë të panumërta”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit