-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Viti mbyllet me acar! Dëborë dhe ngrica

Kryesoret

Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të thata dhe relativisht të ftohta. Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti do të jetë kryesisht i kthjellët, me alternime vranësirash mesatare deri të dendura, të cilat do të përqendrohen kryesisht në zonat malore të lindjes pas orëve të mesditës.

Reshje të dobëta dhe lokale shiu parashikohen në lindje të territorit dhe përgjatë vijës bregdetare gjatë orëve të pasdites. Ndërkohë, në relievet malore të verilindjes, lindjes dhe juglindjes priten reshje bore me intensitet të ulët, kryesisht në formën e flokëve të borës. Në këto zona do të ketë edhe prezencë të ngricave, veçanërisht në akset rrugore.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare rreth 4 m/s, ndërsa në zonat bregdetare dhe luginore do të arrijë deri në 10 m/s. Deti do të paraqitet i qetë, me valëzim të forcës 1 ballë.

Sa i përket temperaturave, vlerat minimale do të zbresin deri në -4°C në Kukës, Peshkopi dhe Bajram Curr. Në Korçë priten -3°C, ndërsa në Elbasan, Berat dhe Gjirokastër temperaturat minimale do të shënojnë rreth -1°C.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit