Një përplasje mes dy automjeteve është regjistruar në aksin rrugor Elbasan–Peqin, ku dy pasagjerë kanë pësuar lëndime, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Policia njofton se drejtuesi i njërit nga automjetet, D. H., 32 vjeç, po hetohet, ndërsa materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Elbasanit për veprime të mëtejshme.
Hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar rrethanat e aksidentit.









